Rusia pretendon se Ukraina përdori municione thërrmuese në sulmin në Belgorod

Përfaqësuesi rus në OKB ka bërë një pretendim të guximshëm se Ukraina përdori municione thërrmuese në një sulm në qytetin rus Belgorod në dhjetor.

Vasily Nebenzya e bëri pretendimin pa ofruar prova, raporton Skynews.

Ai i referohej një sulmi në Belgorod më 30 dhjetor, në të cilin u vranë 25 persona.

Sulmet goditën lagjet e banuara dhe një treg Krishtlindjesh ku “fëmijët dhe prindërit e tyre ishin të pranishëm”, tha Nebenzya.

Ai shtoi se nuk kishte objekte ushtarake aty pranë, duke e përshkruar atë si një “krim lufte të planifikuar”.

Përfaqësuesi gjithashtu kritikoi përgjigjen e Perëndimit, duke thënë se ai “nuk dëgjoi asnjë fjalë ngushëllimi”.

Nebenzya u shpreh se Perëndimi bën dallimin midis “civilëve të rëndësishëm” dhe atyre “jetët e të cilëve konsiderohen si dëm kolateral”. Gjithashtu adresoi komentet e anëtarëve të tjerë që dënonin furnizimet e raketave nga Koreja e Veriut në Rusi.

Përfaqësuesi tutje tha se ShBA dukej se po përhapte informacion “të gabuar” në lidhje me këtë.

Go to TOP