Blinken paralajmëron Houthis: “Do të ketë pasoja”

Duke folur nga Bahreini, kryediplomati amerikan tha se sulmet e vazhdueshme të Houthi përfaqësojnë një “kërcënim të qartë” për kombet e botës dhe u zotua të vazhdojë të punojë për t’i penguar ato.

Blinken kritikoi “qindra sulmet” që grupi jemenas ka kryer mbi anijet tregtare në Detin e Kuq, duke thënë se më i madhi erdhi dje, shkruan Al Jazeera.

Ai tha se sulmet po “kanë një ndikim në jetën reale te njerëzit” në formën e një rritje të çmimit të mallrave të konsumit për shkak të efektit që kanë pasur duke ndërprerë transportin.

Lëvizja Houthi, e njohur zyrtarisht si Ansar Allah, është një organizatë politike dhe ushtarake islamike shiite që doli nga Jemeni në vitet 1990.

Go to TOP