Colonna i kërkon Iranit të ndalojë “veprimet destabilizuese” në Lindjen e Mesme

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna ka thënë se i ka dhënë Iranit një “mesazh shumë të qartë” se duhet të ndalojë “veprimet destabilizuese” në Lindjen e Mesme.

Ajo ka thënë se këtë e ka bërë përmes një telefonate me homologun e saj iranian, Hossein Amir-Abdollahian, shkruan CNN.

“E thirra ministrin iranian A. Abdollahian dhe i dhashë atij një mesazh shumë të qartë: Rreziku i zjarrit rajonal nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm”.

“Irani dhe degët e tij duhet të ndërpresin menjëherë veprimet e tyre destabilizuese. Askush nuk do të përfitonte nga një përshkallëzim”, është shprehur ajo.

Go to TOP