Aksidenti në Hungari, Smajl Latifi ngushëllon familjarët e dy viktimave
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka ngushëlluar familjarët e dy viktimave që humbën jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.
Më tej, ai ka treguar vendin e lindjes së dy viktimave.
Njëri ishte nga Celina e Rahovecit, ndërsa tjetri nga Prizreni.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni”, ka shkruar Latifi në Facebook.
