Komentuesit serb i gëzohen liberalizimit dhe shkuarjes së shqiptarëve në vendet e BE-së

Me hyrjen në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave më 1 janar, ka mjaftuar një postim i avokatit Arianit Koci duke kaluar kufirin e Greqisë një nga vendet anëtare të BE-së, që komentues serb t’i gëzohen largimit të shqiptarëve nga Kosova.

Teksa avokati Koci në një publikim të portalit në gjuhë serbe Kossevo paraqitet si kosovari i parë që hyn në BE pa viza, kanë shpërthyer komentet e lexuesve të cilët tregojnë urrejtjen e tyre përmes gëzimit që kosovarët kanë marrë rrugë për në BE. 

Një nga lexuesit Filip Tomoviq në komentin e tij i dëshiron Kocit mbarësi. “Uroj që tu prijë e  mbara ju dhe bashkëkombësve tuaj shqiptarë, largohuni sa më shumë nga Kosova dhe Metohija serbe, shkruan ai.

Ndërsa një lexues tjetër Danijl Milutinoviq porosit:” Mos u kthefsh kurrë mbrapa”.

Një tjetër komentues Mirko Dimitrijeviq thotë se “shipcat janë rrugës për të lëvizur”.

Tjetri lexues Marko Milosavljeviq shton: “me pasaportë serbe”

Një tjetër lexues i quajtur Krivoshije Zveqava Crnogorac thotë “Lëri ta shqyejnë”

Shumica e komentuesve mendojnë se me largimin e shqiptarëve për në vendet e BE do të “rikthejnë” Kosovën në Serbi. /Kosova.info/

Go to TOP