Bajrami: Kurti dhe LVV e kanë shtyrë liberalizimin e vizave për gjashtë vjet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka thënë se meritat për liberalizimin e vizave nuk i takojnë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, dhe qeverisë që ai drejton.

Bajrami theksoi se Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, me veprimet e tyre e kanë shtyrë liberalizimin për gjashtë vjet, nga 2017-ta deri në vitin 2024.

“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim”, tha ajo.

1 janari i vitit që sapo hymë i dha fund pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur pa viza drejt vendeve evropiane të zonës Schengen.

Go to TOP