Ukraina nis sulmet me raketa dhe dronë kundër Rusisë
Ukraina ka kryer një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse në objektiva në Rusinë jugperëndimore gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve rusë.
Ministria ruse e emergjencave thotë se 10 persona, përfshirë një fëmijë u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në qytetin e Belgorod.
Më herët, ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të lëshuar nga Ukraina.
Sulmet pasojnë sulmet ruse në Ukrainë, të cilat vranë 39 persona. Këto sulme u përshkruan nga Kievi si bombardimi më i madh raketor i Rusisë në luftën deri tani kundër Ukrainës.
