Futboll: Organizohet ceremonia e shpalljeve të më të mirëve

Është mbajtur ceremonia për shpalljen e më të mirëve nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në këtë event sportiv që po mbahet në një hotel të periferisë së kryeqytetit, ku po marrin personalitetet sportive, si futbollistët, gjyqtarët, trajnerët, zyrtarët e Federatës dhe figura politike.

Çmimi për të arritura në UEFA dhe futbollin kombëtar – Armand Duka

FFK ka dhuruar edhe një çmim për presidentin e FSHF-së Armand Duka, i cili në vitin 2023 fitoi pozitën e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

Çmimi i karrierës – Samir Ujkani

Ish portieri Samir Ujkani e ka fituar çmimin e karrierës, pasi vendosi t’i “varë këpucët” në këtë vit.

Mirënjohje për të arritura në kombëtare – Erëleta Mehmeti

Futbollistja e talentuar Erëleta Mehmeti ka marrë mirënjohje për të arriturat dhe kontributin e dhënë për kombëtaren e Kosovës.

Shpresa e vitit – Anita Krasniqi

Çmimin “Shpresa e vitit”, e ka fituar futbollistja e “16 Qershorit” Anita Krasniqi.

Futbollistja më e mirë e vitit 2023 – Feride Kastrati

Çmimin si futbollistja më e mirë e vitit e ka fituar Feride Kastrati e klubit “EP-Hajvalia”.

Klubi më i mirë i vitit 2023 (Vajzat) – KFF. EP – Hajvalia

Klubi më i mirë i vitit 2023 në kategorinë e vajzave është zgjedhur EP – Hajvalia.

Futbollisti më i mirë i vitit 2023 (Futsall) – Bajram Ramadani

Portieri i FC Prishtina 01 Bajram Ramadani e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2023 në futsall.

Klubi më i mirë i vitit 2023 – FC Prishtina 01

Kampioni FC Prishtina 01 është zgjedhur klubi më i mirë i vitit, pas suksesit të jashtëzakonshëm duke mbërritur deri në fazën e 16-të më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Gjyqtari më i mirë 2023 – Visar Kastrati

Gjyqtari Visar Kastrati është zgjedhur si referi më i i mirë i vitit që lamë pas.

Klubi më fair-play – FC Drita

Drita është shpallur klubi më fair-play i vitit 2023.

Klubi më i mirë 2023 – Ballkani

Ashtu siç pritej, kampioni në fuqi Ballkani e ka fituar çmimin e klubit më të mirë të vitit pasi fitoi kampionatin, si dhe rishkroi historinë duke mbërritur për herë të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Trajneri i vitit – Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në të vitit 2023, falë suksesit të jashtëzakonshëm duke mbërritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe arritur ta mbrojë titullin kampion në Kosovë.

Golashënuesi më i mirë i vitit 2023 – Albion Rrahmani

Ylli i Rapid Bukureshtit Albion Rrahmani e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit.

Go to TOP