Nikolai Kharitonov do të kandidojë kundër Putinit në zgjedhjet presidenciale
Partia Komuniste e Rusisë, partia e dytë më e madhe në parlament, ka zgjedhur Nikolai Kharitonov, për të kandiduar marsin e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual Vladimir Putin.
Në një kongres partie në rajonin e Moskës, anëtarët mbajtën një votim të vetëm me një kandidat që mbështesin 75-vjeçarin.
Ai fitoi pak më pak se 14 për qind të votave kombëtare kur qëndroi kundër Putinit në 2004.
“Kandidatura e Kharitonov u mbështet nga një shumicë dërrmuese e pjesëmarrësve të kongresit në një votim të fshehtë”, tha kolegu komunist Alexander Jushchenko.
Fleta e votimit kishte një emër të vetëm: Kharitonov. Partia Komuniste e Rusisë, e udhëhequr që nga viti 1993 nga Genadi Zyuganov, paraqiti një kandidat alternativ në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.
Në letër Partia Komuniste është në opozitë, por në praktikë ajo mbështet partinë e Putinit, Rusinë e Bashkuar, raporton The Guardian.
Kharitonov, i cili artet marciale i ka fort për zemre, punoi si menaxher i fermave kolektive në Siberi në epokën sovjetike.
Më vonë ai u bë anëtar i partisë Agrare, një degë e komunistëve.
