Mane drejtuar Ilirianës: Dyshoj se e ke burrin xheloz që ta ka kushtëzuar lirinë tënde në BBVK
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar lojën e Ilirianës brenda këtij formati televiziv, pas transmetimit të video materialit me batutat e saj.
Mane ka thënë se ka dyshime se Adri është xheloz ndaj Ilirianës, dhe nuk e lë të qetë ta bëjë lojën e saj.
“Unë gjithmonë dyshoj që ti ke një burrë xheloz, ke një burrë që të ka kushtëzuar lirinë tënde, ndryshe nga çfarë ke hyrë aty brenda”, ka thënë Mane pos tjerash.
