Koreja e Jugut pritet të shohë rënien e popullsisë në nivelet e viteve 1970
Koreja e Jugut, vendi me normën më të ulët të lindjeve në botë, pret që ajo të bjerë edhe më tej në dy vitet e ardhshme, ndërsa popullsia e saj e përgjithshme pritet të bjerë në nivele që nuk janë parë që nga vitet 1970.
Të dhënat e reja nënvizojnë bombën demografike me të cilën po përballen Koreja e Jugut dhe vendet e tjera të Azisë Lindore si Japonia dhe Singapori, ndërsa shoqëritë e tyre plaken me shpejtësi vetëm disa dekada pas industrializimit të tyre dramatik.
Shkalla totale e lindshmërisë së Koresë së Jugut, numri i lindjeve nga një grua gjatë jetës së saj, tani pritet të bjerë nga 0,78 në 2022 në 0,65 në 2025, sipas statistikave të qeverisë së Koresë.
Në një skenar të rastit më të keq, kjo normë mund të shkojë deri në 0.59 lindje për grua në vitin 2026, tha agjencia.
