Rama bën marrëveshje ndërkomunale me pesë komuna

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit ndërkomunal shumëfunksional me kryetarët e pesë komunave fqinje.

Në ceremoninë e nënshkrimit veç përfaqësuesve të këtyre komunave si kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ai i Obiliqit Xhafer Gashi, i Podujevës Shpejtim Bulliqi si dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti, ai i Fushë Kosovës Besnik Osmani dhe përfaqësues të këtyre komunave po merr pjesë Meghan Mccormack si përfaqësuese e OSBE-së si dhe zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ngjarja do të vazhdojë me diskutime për qentë endacakë, menaxhimin e mbeturinave, trafikun urban, për bashkëpunimin ndërkomunal etj.

Go to TOP