Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni”, ka shkruar ajo.

Go to TOP