Një patrullë tjetër e policisë i shkon në ndihmë policit të plagosur nga plaçkitja në Suharekë 

Një zyrtar policor sot është plagosur nga një plaçkitje me armë që ka ndodhur në një argjendari të Suharekës.

Klan Kosova ka siguruar pamje të shumta nga vendi i ngjarjes derisa ka ndodhur rasti në fjalë.

Në mesin e tyre është edhe momenti kur një patrullë tjetër e policisë shkon për ta ndihmuar zyrtarin policor të plagosur.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se polici në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

Go to TOP