SHBA vazhdon sanksionet ekonomike, fut në Listën e Zezë 10 individë nga Ballkani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur dhjetë individë në Listën e Zezë, ndërsa kanë bërë shpalljen e raundit të radhës së sanksioneve ekonomike në Ballkan.

Individët e sanksionuar, siç thuhet në faqen zyrtare të Thesarit Amerikan, janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pjesë e kësaj liste janë: Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq e Nenad Popoviq nga Serbia.

”Veprimi i sotëm rikonfirmon përpjekjet më të gjera të qeverisë amerikane për të promovuar paqen, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, citon Rel, nënsekretarin për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare të Thesarit amerikan, Brian E. Nelson.

Go to TOP