Anjeza Shahini interpreton “Image of You” në Festivalin e Këngës në RTK, këngë me të cilën Shqipëria debutoi në Eurovision në vitin 2004

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, mbrëmë (e premte) ka qenë në Festivalin e Këngës në RTK, në rolin e prezantueses.

Megjithatë, ajo interpretoi edhe këngën e saj “Image of You”, me të cilën Shqipëria debutoi në Eurovision në vitin 2004.

Ajo dhuroi një performancë të shkëlqyer, ndonëse kanë kaluar plot 19 vite nga paraqitja e yllit të famshëm në Stamboll.

E njëjta u rendit në vendin e shtatë në Eurovision dhe u vlerësua aso kohe tejet shumë për performancën.

Festivali i Këngës ndërkohë edhe në natën e dytë solli përplot surpriza e emocione.

Tashmë janë përzgjedhur edhe dhjetë këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK.

  1. Albin Nikprelaj – Ajo
  2. Auron Deva – Çmimi i dashnisë
  3. Angus Dei – Një zemër për dy
  4. Arbër Salihu – Oj Kosovë
  5. Urban Band – Ëndrrat s’kanë faj
  6. Nita Latifi – Marrëzi
  7. Neki Emra – Heroi im
  8. Hilmi Obertinca – Pa ty s’më rrihet
  9. Saranda Alija – Mendoj ku je
  10. Klea Dina – Trenat.
Go to TOP