OKB-ja paralajmëron Izraelin për krime të mundshme lufte
OKB-ja po kërkon sërish që agjencitë e ndihmës të kenë qasje në Gaza dhe paralajmërojnë për krime të mundshme lufte.
Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, thotë se organizata është “e shqetësuar” se kërkesa e ushtrisë izraelite që palestinezët të lëvizin nga Gaza veriore në jug mund të përbëjë “transferim të dhunshëm të civilëve – në shkelje të ligjit ndërkombëtar.”
Nëse një vend besohet se ka kryer një krim lufte gjatë konfliktit, kjo çështje mund të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale, ku palestinezët janë anëtarë, por Izraeli jo, raporton CNN.
