Blin Kuka kthehet i argjendtë nga Berlini

Xhudisti kosovar, Blin Kuka, ka dal me medalje të argjendtë nga Kupa Evropiane për Kadet (U18) në Berlin të Gjermanisë.

Ai është mposhtur në finale nga xhudisti polak, Mateusz Wacko, i cili e ka fituar të artën. 

Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter; në çerekfinale mposhti me ngufatje për Ippon, polakun Adam Grzeskowiak; në xhiron e dytë mposhti me Wazaari, belgun David Ngoumou dhe në xhiron e parë ishte i lirë. 

Ndryshe, Kosova është një nga shtetet që me xhudistët e vet po merr pjesë në Kupën Evropiane për Kadet (U18) në Berlin të Gjermanisë.

Go to TOP