Policia aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka deklaruar për RTK-në se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas tij, ende nuk ka persona të arrestuar. Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.
E pas aksionit të Policisë së Kosovës u vranë tre sulmues serb dhe është kapur edhe arsenal i madh armësh në vlerë miliona euro.
