Osmani: Amerika qëndron me Kosovën
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në postimin saj në Facebook tha se “Amerika qëndron me Kosovën”. Ky ishte mesazhi që, siç tha Osmani, sot e sollën Senatorët Shaheen dhe Welch, në këtë kohë sfidash për vendin tonë.
E para e shtetit, tha se populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e palëkundur në mbrojtjen e Kosovës së pavarur.
“Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e palëkundur në mbrojtjen e Kosovës së pavarur, sovrane, multietnike e të integruar në strukturat euro-atlantike”, tha Osmani. /Kosova.info/
Prev Post
FFK: Albion Rrahmani do të operohet
