Ngjarjet e datës 13 tetor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Në fund të takimit do të ketë deklarim për medie. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15)
Kryeministri Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00. Pas takimit do të ketë deklarim për media)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) organizon konferencën shkencore “Konferenca e ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët”. (AShAK, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. Tё ftuar përfaqësuesit e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, pret në takim ish-auditorët e Përgjithshëm Inga Britt Ahlenius dhe Lage Olofsson. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)
Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
Mbahet diskutimi me temën “Cila është zgjidhja e krizës pas Banjskës”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 11:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shpall konkursin për pozitën e komisionarit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)
Mbahet seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 14:00)
Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhjen e radhës. (Zyra e KPM-së, Prishtinë, ora 14:00)
Ministri i Financave Hekuran Murati raporton para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 15:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla konstituon Komisionin.(Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 15:00)
