Ambasadorja e Izraelit i falënderon kosovarët për ndezjen e qirinjve për viktimat e luftës
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, i ka falënderuar kosovarët për mbështetjen që i kanë ofruar Izraelit pas sulmeve të Hamasit.
Ajo, me anë të një shkrimi në X, ka pohuar se qytetarët e Kosovës organizuan ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.
“Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan kësaj nisme! #NeQëndrojmëMeIzraelin”, ka thënë Ziv.
