Reagimi i LDK-së pas bojkotit të pozitës në seancë

Pas bojkotit të deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka ardhur reagimi nga LDK.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ndan pamje nga Kuvendi ku shihen ulëset e zbrazëta të pozitës.

“Këto janë pamjet e Kuvendit sot.

VV+Guxo nuk duan të flasin për mbështetje FAKTIKE të Policisë së Kosovës.

Foto 1, janë ulëset e zbrazëta të pozitës.

Foto 2, është teksti i Rezolutës. Me cilën pjesë nuk po pajtohen? Cila pjesë qenka e TEPËRT si mbështetje për Policinë?”, shkruan deputetja. /Kosova.info/

Go to TOP