Guvernatori i BSh-së vizitoi BQK-në, flasin për zgjerim bashkëpunimi
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, priti në takim zyrtar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejkon, i cili e uroi edhe personalisht për detyrën dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetjen e tij.
Nga BQK njoftojnë se Ismaili e falënderoi Sejkon për bashkëpunimin e deritashëm të ofruar nga Banka e Shqipërisë.
Në takim gjithashtu raportohet se u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë të BQK-së dhe BSH-së në sektorin financiar, duke përfshirë aktivitete të përbashkëta në edukimin financiar dhe bashkëpunimit regjional.
Tutje, u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet BQK-së dhe BSh-së do të zgjerohet edhe më tutje, me qëllim të krijimit të praktikave më të mira ndërmjet dy vendeve me përfitime për sisteme financiare dhe ekonomitë e dy vendeve.

