U19-shat e Kosovës presin në Hajvali Lihtenshtajnin për një ndeshje miqësore
Kombëtarja e Kosovës U19 sot do ta zhvillojë një miqësore me Kombëtaren e Lihtenshtajnit.
Ndeshja do të zhvillohet në kampin nacional në Hajvali me fillim nga ora 16:00.
Kjo miqësore do t’i shërbejë përzgjedhësit Adil Maliqi për ta përgatitur sa më mirë ekipin me të cilin do të paraqitet në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 7, me Ukrainën, Sllovakinë dhe Maltën.
