Danimarka pa telashe ndaj San Marinos

Danimarka nuk ka pasur telashe ndaj San Marinos në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Të enjten mbrëma, Danimarka fitoi 4:0. Pierre-Emile Hojbjerg, Joakim Maehle dhe Jonas Wind shënuan golat në pjesën e parë.

Fare në fund Roberto Di Maio shënoi autogol për rezultatin 4:0. Danimarka është e dyta në Grupin H me 10 pikë nga pesë ndeshje.

Udhëheq Finlanda me 12 pikë, ndërsa Sllovenia është e treta me dhjetë pikë. Më herët të enjten, Finlanda fitoi 1:0 ndaj Kazakistanit. Ndërkohë Sllovenia fitoi 4:2 ndaj Irlandës së Veriut.

Go to TOP