Hendbollistët kosovarë udhëtojnë për Slloveni

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të hënën ka udhëtuar për në Slloveni.

Lojtarët janë vendosur në qytetin Lashko, ndërsa në mbrëmje ka zhvilluar një stërvitje.

Në këtë qytet, hendbollistët kosovarë do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit.

Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese.

Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj.

Lista e lojtarëve

Altin Cacaj – KH Prishtina

Arbios Mushkolaj – KH Besa Famgas

Armend Alaj – ThSV Eisenach

Arti Luzha – KH Rahoveci

Dominik Palushi – RK Sisak

Egzon Gjuka – KH Rahoveci

Jon Muqolli – KH Rahoveci

Kushtrim Ninaj – RK Osijek

Leonard Gegaj – Vinslovs HK

Liridon Zena – RK Zamet

Lulzim Shabani – KH Trepça

Matej Taci – GRK Varazdin

Olsi Mulaj – KH Besa Famgas

Shaban Zogaj – IFK Karlskrona

Shkëlzen Samahodaj – RK Slatina

Go to TOP