Liria pret Fushë Kosovën në përballjen e skuadrave të rikthyera në Superligë, formacionet zyrtare
Liria dhe Fushë Kosova do të përballen në kuadër të xhiros së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat e rikthyera në elitën e futbollit kosovar do t’i masin forcat në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.
Prizrenasit kanë marrë dy pikë në tre takimet e para dhe synojnë fitoren e parë në kampionat.
Ndërkohë Fushë Kosova është ende pa pikë dhe kërkon t’ia bëj sefte në Albi Mall Superligë.
Formacionet zyrtare:
Liria: Pas pak…
Fushë Kosova: Rugji, Rapuca, Ajdini, Ivkic, Dumani, Thaqi, Krasniqi, Hajdari, Mëziu, Abazi, Statovci.
