Sot mot me diell e vranësira të shpërndara
Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, teksa parashihen edhe vranësira të pakta të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, teksa priten erëra të lehta gjatë ditës.
Ndërkaq, të dielën, do të mbajë mot me diell, me vranësira të pakta që mund të shfaqen rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHMK.
