Sistemi i ri raketor rus “Satan II” vendoset në detyrë luftarake
Shteti rus ka thënë se sistemi i saj më i ri i armëve bërthamore, raketa balistike ndërkontinentale Sarmat, është tashmë funksionale.
“Kompleksi strategjik Sarmat është vënë në detyrë luftarake”, u shpreh Yury Borisov, drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore të hapësirës Roscosmos.
Sarmat do të zëvendësojë raketat Voevoda të epokës sovjetike, të njohura me emërtimin e NATO-s SS-18 “Satan”, në arsenalin strategjik të Rusisë. Si pasardhës i SS-18, Sarmat është quajtur “Satan II”, shkruan CNN.
Dikur Presidenti rus, Vladimir Putin thoshte se Sarmat do të ishte në gjendje të dërgonte shumë koka bërthamore deri në Shtetet e Bashkuara.
Në atë kohë, analistët perëndimorë i thanë CNN-it se kërcënimi ndaj ShBA-së dhe aleatëve të saj nga Satani II ishte “jashtëzakonisht i ulët” dhe se testimi i profilit të lartë të armës nga Putin mund të kishte për qëllim të fshehë dështimet ushtarake ruse në luftën e saj në Ukrainë.
