Ushtarët rusë “digjeshin të gjallë” kur u sulmuan nga ukrainasit në Bakhmut
Së paku dy ushtarë rusë u kapluan nga flakët kur ranë preh e një sulmi nga forcat ukrainase.
Pamjet u publikuan nga faqja ukrainase Operativno_ZSU, që vazhdimisht raporton për zhvillimet e Ukrainës në vijat e frontit, transmeton Telegrafi.
Sulmi i ukrainasve ndaj ushtarëve rusë duket të ketë qenë i fuqishëm, në bazë të asaj që shihet në video.
https://x.com/operativno_zsu/status/1695361691398054255?s=46&t=Dn8D0NB5KuPua1U8AT8DEw
Të dy ushtarët po “digjeshin të gjallë” kur po përpiqeshin të zbrisnin nga automjeti i tyre i përfshirë nga flakët pasi u godit nga forcat ukrainase.
Sulmi thuhet të ketë ndodhur diku afër Bakhmutit, aty ku për muaj të tërë janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme.
