Pritjet deri në një orë e gjysmë në Merdarë

Në pikëkalimin kufitar në Merdarë po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdarë janë prej një orë deri në një orë e gjysmë.

Përveç këtij vendkalimi pritje për të dalë nga Kosova ka edhe tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimi, pritjet në këtë pikë kalim janë deri në një orë e 10 minuta.

Kurse në pikat e tjera kufitare nuk zgjasin më shumë se 3 deri në 5 minuta.

Go to TOP