Nga Shqipëria në Maqedoni, UEFA e cakton stadiumin në Ohër për Strugën

Struga do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në Evropë në Ohër, ndryshe siç u tha nga Federata Shqiptare e Futbollit, se dueli do të luhet në Elbasan.

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, doli me një njoftim se përballjen ndaj Breidablik, në kuadër të playoff-it të Ligës së Konferencës do ta luajnë në Ohër.

Sipas tyre, kështu është vendosur nga shtëpia kryesore e futbollit UEFA.

Takimi do të zhvillohet më datën 24 gusht me fillim nga ora 17:00.

Go to TOP