Ministria i Jashtëm turk: Suedia nuk do të marrë mbështetje për anëtarësimin në NATO
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Turqia nuk do të dorëzohet nën presion, dhe se aktualisht është kundër pranimit të Suedisë në NATO.
“Turqia nuk e miraton ushtrimin e presionit. Ne jemi parimorë. Çështja nëse pranimi i Suedisë në NATO është një barrë apo një avantazh në aspektin strategjik dhe sigurisë është gjithnjë e më shumë objekt diskutimi”, tha Fidan dhe i bëri thirrje Suedisë që të përmbushë detyrat e saj në mënyrë që të mund të hyjë në NATO.
Një takim midis Suedisë dhe Turqisë është planifikuar të zhvillohet të enjten në Bruksel, ku do të mblidhen ministrat e Jashtëm, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare.
NATO kërkon miratimin unanim të të gjithë anëtarëve ekzistues për zgjerim. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk e kanë ratifikuar ende kandidaturën e Suedisë.
Në anën tjetër, djegia e Kuranit në Suedi vetëm sa ka rritur zemërimin e Ankarasë, që po e cilëson si shkelje flagrante dhe se sipas tyre nuk ka të bëjë fare me fjalën e lirë
