Zyrtare/50 euro për një qen të adaptuar

Me shumicë votash, 26, këshilltarët e kuvendit komunal të Prishtinës miratuan propozimvendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 (një) qen apo më shumë.

Shuma e propozuar është 50 euro në muaj.
 
“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve” – deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit” – deklaroi drejtori Fushtica.

Shumë shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme. /Kosova.info/

Go to TOP