Pretendimet për keqtrajtimin e serbëve të arrestuar, Eulex: Po monitorojmë 108 raste
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se EULEX do t’i monitorojë rastet e të burgosurve në kontekstin e përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Në anën tjetër shefi i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovë, Petkoviq, ka pretenduar se të arrestuarit serb, u rrahën nga Policia e Kosovës. Nacionale ka kontaktuar EULEX-in në lidhje me këtë rast. Krejt çka dihet?
Borrell, pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se EULEX do t’i monitorojë rastet e të burgosurve në kontekstin e përshkallëzimit të situatës në veri të vendit
“Biseduam edhe për arrestimet. Theksova se arrestimet arbitrare ose të paligjshme apo keqtrajtimi i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm. EULEX-i do të luajë rol të fuqishëm në monitorimin e këtij konteksti. I theksova presidentit Vuçiq që tre policët kosovarë që po mbahen në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Dhe duke e përmbledhur, mendoj se i kemi gjetur mënyrat e mundshme për të ecur përpara, por të dy palët duhet të tregojnë rezultate në përkushtimet e tyre, në veçanti për Kosovën rreth disa pretendimeve për trajtimin e të burgosurve dhe arsyet për disa arrestime, dhe kërkova për hetime të plota dhe vlerësime të këtyre situatave, dhe për të marrë masa të duhura”.
Josep Borrell / Borrell: Shumë i shqetësuar nga arrestimet dhe marshimi i FSK dhe gjuha e Serbisë
Pretendime
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë e Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës janë keqtrajtuar dhe janë rrahuar.
Këto pretendime, ai i bëri në një konferencë për media.
“Zyrtari Paviceviq vizitoi serbët e arrestuar të cilët po mbahen në paraburgim në Podujevë dhe Gjilan…Ai na tha ne se ajo që të gjithë serbët e arrestuar e kanë të përbashkët, është se të gjithë u keqtrajtuan dhe u rrahën nga policia e Kosovës, sidomos kur u arrestuan dhe u dërguan në qendrat e mbajtjes.” – tha ai.
Tutje ai ka pretenduar se disa prej tyre kanë lëndime serioze, si Obrenoviq dhe Milenkoviq.
“Edhe pse ka kaluar kohë prej arrestimit të tyre, lëndimet mund të shihen ende. Paviceviq na tha se Milenkoviq ka pasuar penjë në kokën e tij, shenja nën sy, dhe shenja të tjera që shihen nga e rrahura…” – tha ai.
Petkoviq tha se policët e Kosovës që janë në mbajtje kanë kushte “të shkëlqyeshme” dhe secili ka dhomën e tyre, duke pretenduar se kanë “ushqim, ujë, fruta, ëmbëlësira”, siç raportoi Kosovo-Online.
“Ky është tajtimi i policëve të cilët u arrestuan pasi hynë në territorin e Serbisë të armatosur deri në dhëmbë.” – tha ai, erisa pretendoi se Kurti dhe Gërvalla gënjyen në konferencën e tyre për media.
EULEX: Po monitorojmë 108 raste që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës
Në një përgjigjje për Gazetën Nacionale, Eulex nuk është lëshuar në detaje për të komentuar veçmas gjendjen e të arrestuarëve të fundit nga përshkallëzimi i situatës në veri, por ka treguar se po monitoron në tolal 108 raste.
“EULEX-i po monitoron 108 raste që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, apo që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërkomunale, duke përfshirë edhe rastet të cilave ju i referoheni. Kjo është në përputhje me mandatin tonë për të kryer një monitorim të fuqishëm të rasteve të përzgjedhura që mbulojnë të gjithë zinxhirin e drejtësisë penale.
Përveç këtyre rasteve, monitoruesit e drejtësisë të EULEX-it morën pjesë në 1940 seanca gjyqësore në 330 raste aktive penale dhe civile nga 15 qershor 2018 deri më 14 qershor 2023. Ky monitorim i fuqishëm rezultoi në tre raporte publike me gjetje dhe rekomandime për autoritetet e Kosovës që synonin adresimin e çështjeve të identifikuara. mangësitë dhe në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, si dhe në raporte speciale.
Më në detaje, EULEX-i vlerëson funksionimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës në aspektin e pajtueshmërisë procedurale, ligjore dhe të të drejtave të njeriut dhe, përmes Njësisë së tij Korrektuese, EULEX-i gjithashtu mbështet Shërbimin Korrektues të Kosovës përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit. Kjo është arritur falë pranisë së rregullt dhe mobile të ekspertëve korrektues të EULEX-it në të gjitha objektet korrektuese në Kosovë dhe përmes takimeve të shumta me stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.” – thuhet në përgjigjjen e EULEX-it.
Tutje misioni EULEX, ka bër të ditur se ka kërkuar dhe marrë informata për rastin e tre policëve të Kosovës, nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
Sa i përket rastit të tre policëve të Kosovës, EULEX-i nuk ka mandat për të monitoruar me forcë rastet në juridiksionet e tjera. Mandati i Misionit për monitorimin e rasteve është i kufizuar në Kosovë. Mirëpo, EULEX-i ka kërkuar dhe ka marrë informata për rastin me tre policët e Kosovës nga Ministria e Brendshme e Serbisë bazuar në Protokollin për Bashkëpunim Policor ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.” – thuhet aty.
