Bëhet pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese

Ministria e  Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar sot se është bërë pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale.

Sipas njoftimit, pranim – dorëzim i kamionëve është bërët të premten, gjatë një ceremonie të mbajtur në Rahovec nga zëvendësministri,  Avni Zogiani.

Komunat përfituese të këtij granti janë Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Mitrovica  e Jugut, Drenasi dhe Deçani.

“Më këtë rast,  zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastër në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje u tha se kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe përfaqësuesit e komunave tjera përfituese të këtij granti falënderuan zëvendësministrin Zogiani dhe përfaqësuesit e GIZ-it për dhurimin e kamionëve, duke premtuar se do të vazhdojë të menaxhojë mjedisin e pastër në komunat e tyre. /Kosova.info/

Go to TOP