Kurti: Shpreha angazhimin e plotë të Qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në veri

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me ambasadorët e Quint-it  dhe shefin e misionit evropian ka thënë se  në takim ka shprehur angazhimin e plotë të Qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në komunat në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Folëm për zhvillimet e fundit në vend dhe të cilët i njoftova për propozimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me  deeskalimin e plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Propozim të cilin e kam ndarë paraprakisht me përfaqësuesin e lartë të Bashkimt Evropian Josef Borell. Dje në orën 12:00 kam pasur një telefonatë, pra me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme, kurse sot kam pritur pra në takim përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshëm më përfaqësuesin e BE-së, për Balkanin dhe dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak dhe njëkohësisht në mbrëmje edhe me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. Me zotin Borell dje dhe me vendet mike partnere të QUINT-it, sot kam shprehur angazhimin e plotë  të qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në komunat në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

“Pika e parë, EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejtë thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin.

Pika e dytë, grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës. Prania e Policisë në veri, do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat.

Tre, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Katër, Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në veri.

Dhe pesë, Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e Brukselit” tha Kurti.

Teksa theksoi se se propozimi i tij përfshinë edhe një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq këtë javë.

Go to TOP