Deputeti Tahiri: Një herë në vit dëgjojmë Operë, vetëm më 1 janar

Në koncertin e këngëtares së njohur Jehona Sopi nuk munguan as figura nga sfera e politikës. Njëri ndër ta ishte edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

“E njoh Jehonën qysh fëmijë, jemi rritë me një lagje dhe po i gëzohem shumë që më në fund po vjen me një koncert të tillë, Jehona i duhet muzikës dhe i ka dhanë shumë artit në Kosovë”, u shpreh Tahiri.

Megjithatë, nuk i shpëtoi disa pyetjeve sa i përket muzikës.

Tahiri mes tjerash tregoi që pos muzikës shqipe, dëgjojnë edhe koncertin e Vjenës çdo vit me datë 1 janar.
“Mos të harrojë me e cekë, çdo vit në familjen time, dëgjojmë koncertin e Vjenës, vetëm një herë në vit, e pastaj i përshtatemi situatave ku gjendemi”.

Go to TOP