Deputetja Musliu-Shoshi sqarohet për deklaratën në Kuvend se “Kosova s’ka pasur të drejtë të shpallë pavarësinë”

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ditë më parë ka ngjallur debat pas deklaratës së saj në Kuvendin e Kosovës, ku ka folur për mbështetjen e SHBA-së ndaj vendit tonë.

Musliu –Shoshi sot në Radio Prishtina ka folur për deklaratën që sipas saj është nxjerrë nga konteksti se “Kosova nuk ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë”.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk e ka konstetstuar të drejtën e shpalljes së pavarësisë, pasi edhe si familje ka dhën shumë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në fatk unë asnjëherën uk e kam kontestu që ne si qytetar se a kemi pas të drejtën për pavarësi, ne kemi pas të drejt, ne kemi dhën shumë për pavarësinë, personalisht kam familjar që janë vrarë në luftë, që nuk dihet ku janë trupat e tyre, kam familjar veteranë që kanë humbur gjymtyrët e tyre”

“Unë nuk jam personi i cili e konstetston pavarësinë e Kosovës sespes dhe si fmailje dhe si vend kemi dhën shumë për pavarësië”, tha Musliu-Shoshi në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina.

Ajo tutje sqaroi se pa mbështetjen e SHBA-së vështirë se do të na njihte ndonjë shtet, ndërsa tha se debatet në lidhje me deklaratën e saj janë nxitur nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe analistë që sipas saj janë shërbyes të LVV-së.

“Problemi qendron se nëse ne nuk e kemi pasur mbështetjen e SHBA-së, dyshoj se shtetet do të na kishin njohur, prandaj disa persona të vogël të LVV në krye me Donika Gërvalla dhe disa opinionist të tjerë që janë shërbyes të LVV-së kanë provuar që deklaratën time ta shkëpusin pjesën time të cilen e kanë nxierr nga kontesti”shtoi ajo.

Go to TOP