Ushtari amerikan i thotë Rakiqit: S’lejojmë të përsëritet situata e të premtes 

Eprori i ushtarëve amerikanë të cilët janë të vendosur pranë ndërtesës së Komunës së Zveçanit, i ka thënë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, se nuk do të lejojë që të përsëritet situata e të premtes.

Sipas tij, të premten, ushtarët e KFOR-it kanë larguar plumba nga jelekët të cilët janë shkrepur nga armët.

Gazetari Haris Ademi i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, ka thënë se ushtari amerikan i ka thënë Rakiqit që nëse ato grupe të dhunshme janë palë të treta, ato nuk duhet të lejohen që të bashkohen me protestuesit.

Go to TOP