Kajtazi: Sheholli ka bërë propagandë në presidencë, ftoj AKI-në të publikojë dëshmi për financimin tim
Gazetari Vehbi Kajtazi ka hedhur kritika ndaj Fatmir Shehollit, kreut të institutit për marrëdhënie ndëretnike.
Sipas Kajtazit, Sheholli ka përhapur fjalë e propagandë në presidencë se mediat në Kosovë financohen nga Serbia, përcjell lajmi.net.
Tutje, ai ka ftuar institucionet gjegjëse që t’i publikojnë të gjitha dëshmitë për financimin e përgjithshëm të mediumit që ai drejton dhe atë personal.
“Zyrtari i UDB-së, Fatmir Sheholli – i biri i Maliq Shehollit – i vrarë nga Ushtria Çlirimtate e Kosovës për shkak të bashkëpunimit me regjimin e Millosheviqit, ka përhapur fjalë e propagandë, veçanërisht në kabinetin e Vjosa Osmanit se mediat në Kosovë financohen nga Serbia”, shkroi ndër tjerash Kajtazi.
Më poshtë edhe postimi i plotë:

