Leedsi dhe Newcastle ndajnë pikët

Leeds United ka barazuar 2-2 me Newcastle United, në kuadër të xhiros së 36-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Luke Ayling, në minutën e shtatë. Në minutën e 28′ Leedsi e pati mundësin që ta dyfishoj epërsinë, mirëpo Patrick Bamford e huqi penalltinë.

Tre minuta më vonë, nga ana tjetër Callum Willson e barazoi rezultatin, pikërisht nga penaltia.

Në pjesën e dytë, Wilson realizoi edhe njëherë nga penaltia në minutën e 69’.

Mirëpo në skenë doli Kristensen, i cili me një gol të  bukur e barazoi rezultatin për vendasit.

Newcastle pas barazimit është në vendin e tretë me 66 pikë, pas 35 ndeshjeve, teksa Leedsi në pozitën e 18-të me 31 sosh.

Go to TOP