Garuesit nga Kosova synojnë podiumin në Kotorr

Këtë fundjavë zhvillohet gara malore e automobilizmit në Kotorr të Malit të Zi.

Gazmend Demolli, Ernest Daka, Faton Rama, Fatos Krasniqi, Lëndrim Dogani e Ismail Smani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në garën atraktive që vlersohet si njëra ndër më tërheqëse në rajon.

Kjo garë e disiplinës malore, Hill Climb, është edhe në kalendarin e kampionatit FIA CEZ, që për vozitësit nga Kosova është një motivim shtesë për të arritur rezultate të mira.

Go to TOP