“Lufta hibride”, Kurti: Ka pasur sulme kibernetike ndaj Qeverisë, nuk kanë arritur të na dëmtojnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosvë si ka pasur dy sulme kibernetike, të cilat nuk kanë arritur të dëmtojnë sistemin, por, e kanë vështirësuar funksionimin.
Kështu, Kurti është deklaruar gjatë një konference të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”.
“E kemi një mbrojtje solide por ende jo të mjaftueshme. Kemi pasur sidomos dy raste me të theksuara te sulmeve me serverët e qeverise dhe ja kemi dalë përkundër pengesave që kanë shkaktuar. Nuk kanë arritur të na dëmtojnë sistemin mirëpo na e kanë vështirësuar funksionimin. Po marrim mësime edhe prej rasteve të Shqipërisë, por ka edhe sulme më asaj që po quhet lufta hibride, me lajme të rrejshme e shpeshherë edhe me histori të rrejshme.
Problem janë dhe historitë e rrejshme, ka deformim të historive të shekujve të kaluar por edhe deforim të kohërave që kemi kaluar edhe vet ne. Çdo javë dëgjojmë ndonjë lajm që është për të kaluarën tonë e që e dimë që është i rrejshëm, rastet e krimeve pra. Dhe këto shkaktojnë probleme sidomos tek të rinjtë, në njërën anë sulmet kibernetike dhe anën tjetër i kemi sot të cilat janë sulme që nuk kanë qëllim rënien e sistemit, por deformimin e opinionit”, ka thënë Kurti.
