Pingpong: Organizohen xhirot e fundit pranveror të ligës së parë për vitin 2023

Në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00, të dielën me 14 maj do të organizohen xhirot e fundit pranveror të ligës së parë për meshkuj, e derbi kryesor i javës konsiderohet ndeshja Shkolla Prizreni vs Gani Maloku, të cilat do të luftojnë për të parin e ligës së parë tek meshkujt, deri tani klubi Gani Maloku nuk ka asnjë humbje.

Tek liga e parë e femrave, garat janë paraparë të zhvillohen ShMU “8 Marsi” në Pejë me fillim nga ora 10:0, tanimë dihet kampioni pranveror, klubi Shpresa nga Turiqeci, andaj derbi i javës konsiderohet ndeshja Besa Peje F vs Artana që deri tani të dy klubet kanë nga 3 fitore të shënuara.

Orari i të gjitha ndeshjeve:

LIGA E PARË – Meshkuj – 2023
Xhiro 7 14/05/2023  
10:00 SharrivsLlapusha Ferizaj
10:00 Shkolla PrizrenivsGani Maloku Ferizaj
10:00 Hasan PrishtinavsAhmet Hoxha MK Ferizaj
10:00 TTC FerizajvsIstogu Ferizaj
LIGA E PARË – Femra – 2023
Xhiro 7 14/05/2023  
10:00 ShpresavsShpp Ahmet Hoxha F Pejë
08/05/23 IstoguvsJuniku 0:3
  KVPP Prizrenivse lirë  
10:00 Besa Peje FvsArtana Pejë
       
Go to TOP