Lëndohen dy persona në aksidentin ku treni goditi veturën

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në segmentin hekurudhor Prishtinë-Fushë Kosovë, te vendi i njohur si “Kroi i Njelmët”.

Atje treni ka goditur veturën.

Si pasojë e aksidenti janë lënduar dy persona.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

Go to TOP