Zhduken dy persona në Prishtinë

Për dy ditë u raportuan si të zhdukur dy persona në Prishtinë.

Të ejten një person ka raportuar në polici se një familjare e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Prishtinë 04.05.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa të mërkurën, një grua ka raportuar se është zhdukur një familjar i saj, i cili sipas saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë nën hetime.

“Prishtinë 03.05.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Go to TOP