Një grua dhunohet nga dy persona në Prishtinë, njëri arrestohet e tjetri gjendet në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë dhunuar një grua në Prishtinë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërkaq tjetri ndodhet në arrati.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML në Prishtinë.

Rasti i paraqitur në raportin 24-orësh:

DHUNIM– Prishtinë 03.03.2023-NN.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP