Peja – Trepça, nesër dalin në shitje biletat e finales

Klubi i Mitrovicës, KB Trepça, ka njoftuar për biletat e finales së parë të “Play-Offit” ndaj Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë e serisë finale, do të zhvillohet të mërkurën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

KB Trepça ka njoftuar se biletat e finales së madhe do të dalin në shitje nesër në ora 11:00, gjithashtu ka njoftuar se një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave.

Njoftimi i plotë nga KB Trepça:

“Në vendin e kristaleve, në shtëpinë tuaj e tonën, në “Minatorin”

e zjarrtë…luajmë ndeshjen e parë finale të Playoff-it

Të mërkurën prej orës 20:00 përballemi me Pejën, me synim për ta bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit

Biletat dalin në shitje në ora 11:00 te dyqani zyrtar i klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave

Vërejtje:

Dyert hapen në ora 18:30 dhe mbyllen në ora 19:45.

Ju lutemi që të respektohet orari. Pas orës 19:45 dyert do të jenë të mbyllura”.

Go to TOP